FBI arreston agjentin sekret amerikan teksa po i jepte informacione BND-së gjermane

spot_img
Advertisements

Një specialist i IT-së i punësuar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes u arrestua të enjten dhe u akuzua për përpjekje për t’i dhënë informacion të klasifikuar një qeverie të huaj miqësore ( BDN gjermane), njoftoi Departamenti i Drejtësisë.

FBI tha se filloi një hetim ndaj 28-vjeçarit Nathan Laatsch në mars, pasi mori një informacion se ai ofroi t’i jepte informacion të klasifikuar një qeverie të huaj sepse – sipas informatorit – Laatsch nuk “pajtohej ose nuk përputhej me vlerat e kësaj administrate” dhe ishte i gatshëm të ndante “produkte të inteligjencës së përfunduar, disa informacione të papërpunuara dhe dokumentacion tjetër të ndryshëm të klasifikuar”.

Latest articles

Related articles