Çmimet e apartamenteve në Tiranë: Kemi ndërtesa me 9 mijë € M katror, ndërsa pensioni mujor është 120 €!

spot_img
Advertisements

Politologu Ilir Kalemaj thotë se mospërmbushja e ligjit për amnistinë fiskale ka sjellë si pasojë rritjen e pastrimit të parave përmes sektorit të ndërtimit. Në studion e MCN TV, Kalemaj tha se pjesa më e madhe e pronave blihen me para që vijnë nga aktivitete të paligjshme.

Ka qenë e pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. Kemi një lavatriçe gjigante të pastrimit të parasë në Tiranë dhe në bregdet. Nuk justifikohet çmimi i metrit katror me të ardhurat mesatare të një shqiptari.

Në ndërtesat e reja ka shkuar edhe 9 mijë euro metri katror. Kur kemi ende pensione me 120 euro në muaj. Nuk ka korrelacion, nuk ka asnjë vijë logjike. Çdo institucion ndërkombëtar e vë re këtë diskrepancë.

Të pranojmë që një pjesë e pronave blihen nga emigrantët ose të huajt.

Si ka mundësi që jepen 8 milionë metra katrorë plus në Tiranë, çmimi është rritur, shqiptarët kanë ikur dhe rrjedhimisht edhe shitjet kanë rënë. Këtë nuk e shpjegon askush.

Ligji për amnistinë fiskale nuk u pranua nga BE. Është gjetur një mënyrë për ta futur nga dritarja atë që nuk e futëm dot nga dera.

Në lidhje me pronat e konfiskuara, Kalemaj tha se duhet rishikuar ligji dhe duhet monitoruar sidomos zbatimit i tij.

Ne kemi një agjenci të pronave të konfiskuara. Ka një preferencë në ato që janë prona të lakmuara për t’u shitblerë brenda radhëve. Nuk funksionon si në demokracitë e zhvilluara, por funksionon si në vende pa standarde. Me punën për hapjen e negociatave, duhet parë përforcimi i kuadrit ligjor dhe për më tepër zbatimi.

Latest articles

Related articles