Shefat e spiunazhit të Britanisë u detyruan të nisnin një nga hetimet më të ndjeshme dhe të rrezikshme që nga Lufta e Ftohtë për shkak të frikës se një oficer i lartë në shërbimin e inteligjencës së jashtme MI6 ishte një agjent i dyfishtë për Rusinë.
Kërkimi i gjerë për spiunin e dyshuar, i quajtur Operacioni Martesa, u drejtua nga agjencia simotër e MI6, MI5, e cila dërgoi një ekip prej deri në 35 oficerësh mbikëqyrjeje, planifikimi dhe analize, të cilët udhëtuan nëpër botë.
Dyshimi për inflitrim rus është i hershëm brenda strukturës, prej më shumë se 2 dekada dhe herë pas herë ekziston fantazma e Kim Filbit.