Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS, Ledio Braho ka deklaruar se duhet të kuptohet që votat të cilat kanë dalë të ndryshme nga numërimi fillestar, kanë ndodhur si shkak i gabimeve njerëzore.
“Janë gabime njerëzore. Procesi ka një numër të konsiderueshëm hallkash, numërim,, operatorë që hedhin të dhënat në sistem dhe mund të ndodhin gabime si shkak i lodhjes”, ka deklaruar ai.
Jorida Tabaku, rezulton me numrin më të madh të votave të padrejta nga lista e opozitës, 250 më shumë.Sa i përket Partisë Socialiste, rekordin e mban ministri Ervin Hoxha ka 302 vota më shumë, ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 232 vota më shumë në procesverbalë se sa kishin në kutinë e votimit dhe Erion Braçe me 171 vota plus.