Gazetarja Ola Xama thotë se flluska në ndërtim ka të bëjë me rritjen e çmimeve në mënyrë artificiale, duke mos iu përgjigjur kërkesës së tregut dhe se në Tiranë po ndodh prej disa vitesh.
Në emisionin “MCN Economy” ajo deklaroi se flluska shkakton krizë për pasuritë e paluajtshme, mungesë të fuqisë blerëse, rënie të papritur të çmimit dhe në mënyrë të menjëhershme.
Pronat e lëna kolateral në banka dalin në shitje, konsumatori nuk ka fuqi të paguajë këstin e kredisë. Që të ndodhë flluska duhet të ketë një rritje çmimesh artificiale. Në Tiranë ka 3-4 vite që ka ndodhur fenomeni i flluskës në ndërtim.
Në qendër të Tiranës çmimet variojnë na 3 deri në 10 mijë euro metri katror. Një pjesë e mirë e burimeve të financimit të ndërtimit në Shqipëri nuk justifikohet. Nuk janë bankat financuesit, nuk janë depozitat financiare financuesit. Që i bie që një pjesë e mirë e sektorit financohen nga para informale, qoftë përmes korrupsionit, pastrimit të parave krimit.
Blejnë apartamente apo hyjnë si ortakë të fshehtë në ndërtime në këtë sektor. Në momentin që do të ndodh një zbatim rigoroz i ligjit dhe ndërprerje e parave të paligjshme, atëherë do të shohim se shumë leje të dhëna për ndërtesa, kulla dhe pallate do të mbeten përgjysmë. Investitori do të kërkojë që të shesë dhe për këtë do të ulë çmimin.
Sistemi bankar në çdo lloj krize ekonomike që ka ndodhur për shkak të flluskave që krijon modeli i pasurive të paluajtshme, preket. Bankat janë shumë të ekspozuara nga kreditë në ndërtim. Nuk është prokuroria që e rregullon tregun.
Tregun e rregullon zbatimi i ligjit dhe nëse të gjithë strukturat do të funksiononin për zbatimin e ligjit, nuk do të ndodheshim para kësaj situate.
Noterët, bankat duhet të raportojnë transaksionet e dyshimta. SPAK merret me krimin e organizuar dhe rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.