Lëkura e peshkut dhe pulës, burim kolagjeni| Lëngu i kockave të mishit, përdorim natyral për këtë proteinë

spot_img
Advertisements

Kolagjeni është një proteinë që gjendet në sasinë më të madhe në trupin tonë dhe përbën rreth 30% të sasisë totale të proteinave.

Nutricionistja Matina Çobo, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për rëndësinë e kolagjenit dhe përfitimet e tij për shëndetin tonë.

Ajo theksoi disa ushqime që janë burime të shkëlqyera të kolagjenit, duke përmendur lëkurën e peshkut dhe pulës, të cilat është e rëndësishme t’i konsumojmë gjatë ushqimit.

Kolagjeni është një bllok i rëndësishëm në ndërtimin e lëkurës, muskujve, kockave, tendinave, ligamenteve dhe indeve të tjera lidhëse. Ai gjithashtu gjendet tek organet, enët e gjakut dhe trakti intestinal.

Kolagjeni është një proteinë që përbën pjesën kryesore të indeve lidhës dhe është i domosdoshëm për strukturën dhe funksionin e lëkurës, thonjve, enëve të gjakut, kërcit, muskujve dhe indeve të tjera.

Pas moshës 25 vjeç, prodhimi i kolagjenit në trup fillon të bjerë në mënyrë natyrale, dhe ky proces pas të 40-ave fillon e shkakton humbje të elasticitetit të lëkurës, formimin e rrudhave dhe shfaqjen e problemeve të tjera si osteoporoza.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të stimulohet prodhimi i kolagjenit përmes një diete të pasur me ushqime të tilla si lëkura e peshkut, lëkura e pulës, dhe perime të pasura me vitamina dhe minerale.

Një nga mënyrat natyrale për të stimuluar prodhimin e kolagjenit është konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamina C, si agrumet, speci, kivi, veza, frutat e thata dhe ushqime me omega 3.

Përveç kësaj, suplementet që përmbajnë kolagjen mund të ndihmojnë ata që vuajnë nga sëmundjet e kockave, artriti ose probleme të tjera të lidhura me kyçet dhe lëkurën.

Blogeri i ushqimit, Flavio Mato, solli një shembull personal për gatimin natyral të kolagjenit përmes kockave të mishit, të cilën ai e përdor në përditshmëri.

Mënyra ime e gatimit është duke përdorur kockat e këmbëve të viçit, të cilat janë një nga mënyrat më të mira për të marrë kolagjen natyral.

Unë e gatuaj këtë me perime si karotë, selino dhe erëza si dafinë dhe piper të zi. E lë të ziej deri në 6 orë, derisa kockat të shpërbehen dhe lëngu të bëhet i pasur me kolagjen.

Kjo është një metodë e shkëlqyer natyrale dhe, përveç përdorimit të saj si lëng, e shtoj edhe në supe herë pas here

Latest articles

Related articles