SKANDAL | Hidhet naftë masive në lumin Vjosa, gjallesave ngordhin nga kontakti toksik

spot_img
Advertisements

Ndotja katastrofike e lumit të Vjosës me naftë është vetëm një nga episodet e shumta që regjistrohet në lum.

Pamjet janë kapur në afërsi të Poçemit në Mallakastër, i cili shtrihet në këmbë të krahinës së Vllahinës, aty ku ndodhet fusha burimore naftëmbajtëse Gorisht-Kocul, që administrohet nga Albpetrol. Të vendosura midis zonës rurale të Luginës së Vjosës dhe Luginës së Shushicës, aty gjenden rreth 150 puse aktive nafte, që shkojnë deri në 1500 metra thellësi.

‘Prezenca e hidrokarbureve në ujra është e dëmshme dhe kancerogjene, por kur lëshon të tilla lëndë orgonike të patretshme në ujë, dhe ai ujë përdoret për funksione të ndryshme, mund të çojnë të kontaminimen e ujit të pijshëm dhe produkteve ushqimore’ u shpreh biologu, Aleko Miho

Prania e ndotësve të tillë mund të jetë katastrofike, deri në kancerogjene. Mbetje të tilla përfundojnë në ujrat e lumit edhe nëpërmjet ujrave nëntokësore, dhe nga uji përfundojnë në të gjithë zinxhirin ushqimor. Ato bëhen edhe më të rrezikshme, pasi qëndrojnë të depozituara në trup, për shkak se organizmi nuk i tret dot.

‘Depozitohen dhe ne si tresim dot dhe shumë herë krijohen tumore që disa herë iu dihet origjina e shumë herë të tjera jo’ u shpreh Aleko Miho, biolog.

Një provë e qartë janë edhe këto pamje që tregojnë një zvaranik dhe disa zogj të ngordhur pasi i janë drejtuar lumit për të pirë ujë, por kanë ngecur në mbetjet e naftës. Është e kuptueshme se çfarë mund të ketë ndodhur me peshqit…

‘Naftës kanë edhe një tjetër element kilomerat, sidomos nafta krudo që derdhet në Vjosë, nafta ka të gjithë ato elementët e vet inorganike, të cilat kanë një vecori kryesore që rrinë për një kohë të gjatë aty’ u shpreh Olsi Nika, hidrolog

Latest articles

Related articles