Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti më parë, për shkak të rënies së fortë të punësimit në sektorin e bujqësisë.
Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58,3 %. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2024 në tremujorin e parë 2025, është ulur me 0,8 %.
Në terma vjetorë, punësimi është ulur me 9,3 % në sektorin e bujqësisë, ndërsa është rritur me 0,1 % në sektorin e industrisë dhe me 6,4 % në sektorin e shërbimeve.
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2025, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 0,3 %. Punësimi ulet me 2,7 % në sektorin e bujqësisë dhe me 0,8 % në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 3,3 % në sektorin e shërbimeve.
Shkalla zyrtare e punësimit për popullsinë 15–64 vjeç është 69,5 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 1,2 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e katërt 2024, rritja është 1,1 pikë përqindje.
Shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,7 %. Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje si në tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,7 % në tremujorin e parë 2025.
Ky tregues është rritur me 1,2 pikë përqindje si në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e katërt 2024.