Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në kryeqytet për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit të policisë, rasti i parë ka të bëjë me arrestimin e 21-vjeçarit Petrit Kurti i cili u ndalua pas një kontrolli fizik në rrugën “George W. Bush”, ndërsa ishte në shoqërinë e xhaxhait të tij.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e posedonte pa leje ndërkohë, xhaxhai i tij, 46-vjeçari A.K., është proceduar në gjendje të lirë, pasi sipas policisë ka penguar zbulimin e së vërtetës duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin.
Në rastin e dytë, policia ka arrestuar 30-vjeçarin Halit Ajazi pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjet një pistoletë dhe rreth 40 000 euro.
Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues