Shefi i CIA-s: Programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë nga sulmet e fundit

spot_img
Advertisements

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, deklaroi se një “trup i besueshëm informacioni inteligjent” tregon se programi bërthamor i Iranit është “dëmtuar rëndë” si pasojë e goditjeve ajrore të fundit.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Ratcliffe tha se “agjencia ka marrë informacione të reja nga një burim dhe metodë historikisht e saktë dhe e besueshme, të cilat konfirmojnë se disa nga objektet kyçe bërthamore iraniane janë shkatërruar plotësisht dhe do të duhet vitet të tëra për t’u rindërtuar”.

Kujtojmë që një raport i inteligjencës amerikane u zbulua dje, i cili sugjeronte se sulmet ajrore amerikane nuk i shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor të Iranit, por e vonuan atë vetëm me disa muaj.

Latest articles

Related articles