Mossad kundërshton CIA-n mbi goditjet në Iran

spot_img
Advertisements

Drejtori i Mossadit, David Barnea, të mërkurën bëri komentet e tij të para publike mbi rezultatin e fushatës ushtarake 12-ditore të Izraelit kundër Iranit, duke e përshkruar atë si një “çast historik” për vendin dhe një goditje të madhe ndaj kërcënimit të gjatë të Iranit. Komentet e tij erdhën një ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim, duke i dhënë fund raundit të paparë të armiqësive.

Në një deklaratë të rrallë me video të publikuar në faqen zyrtare të Mossadit, Barnea vlerësoi operativët e agjencisë dhe bashkërendimin e tyre me IDF-në gjatë “Operacionit Rising Lion”.

“Këto janë ditë historike për popullin e Izraelit,” tha ai.

“Kërcënimi iranian, i cili ka rrezikuar sigurinë tonë për dekada, u pengua ndjeshëm falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm midis IDF-së, e cila udhëhoqi fushatën, dhe Mossadit, me mbështetjen e aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara.”

Barnea, i cili zakonisht shmang deklaratat publike, theksoi se agjentët e Mossadit të vendosur në të gjithë Izraelin dhe jashtë vendit kishin vepruar “krah për krah” me ushtrinë që nga fillimi i operacionit. “Ne ishim të përgatitur për këtë çast”, tha ai.

“Nëpërmjet inteligjencës së saktë, teknologjive të përparuara dhe aftësive të jashtëzakonshme operacionale, ne ndihmuam Forcat Ajrore të godisnin projektin bërthamor të Iranit, të vendosnin epërsi ajrore mbi qiellin iranian dhe të zvogëlonin kërcënimin me raketa, duke siguruar kështu qytetarët e Izraelit.”

Ai gjithashtu iu drejtua përpjekjeve të vijueshme për të siguruar kthimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, duke thënë: “Misioni nuk është ende i përfunduar. Angazhimi ynë është t’i sjellim të gjithë pengjet në shtëpi, të gjallët për rehabilitim dhe të rënët për varrim të denjë. Kjo është detyra jonë më e lartë morale dhe etike.

Barnea gjithashtu i dha meritat CIA-s për partneritetin e saj në operacion.

“Dua të shpreh mirënjohje të thellë aleatit tonë qendror, CIA-s, për operacionet e saj të përbashkëta me ne, dhe drejtorit të saj për mbështetjen e Mossadit në vendimet kyçe që mundësuan këtë mision”, tha ai

Por nga ana tjetër, CIA përmes zyrtarëve të saj kanë minimizuar goditjet amerikane mbi 3 centralet bërthamore duke ulur pak entuziazmin fillestar të presidentit Trump.

Një raport i siguruar nga CNN, që i referohet komunitetit të inteligjencës amerikane, tregon se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore iraniane – Fordow, Natanz dhe Esfahan – nuk kanë shkatërruar thelbësisht programin bërthamor të Iranit, por vetëm e kanë vonuar atë me disa muaj.Sipas burimeve të Pentagonit, shumica e centrifugave mbetën kryesisht të paprekura, ndërsa edhe rezervat e uraniumit nuk pësuan dëmtime të konsiderueshme. Këto të dhëna bien ndesh me deklaratat e mëparshme të presidentit Donald Trump, i cili i përshkroi sulmet si “shumë të suksesshme” dhe pretendoi se objektet ishin “zhdukur plotësisht”.

Latest articles

Related articles