Në një rrëfim ndryshe, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho ka treguar disa momente të vështira nga jeta e saj si studente në Konservatorin e Romës dhe hapat e para të karrierës.
Në emisionin “Log.” Ermonela Jaho ka treguar se në fillim ka kërkuar punë si babysitter dhe kamariere, ndërsa i është dashur edhe të qëndrojë një javë pa ngrënë.
“Ju luta mësuesve që kisha që punoja me ta në Mantova që jam gati të punoj babysitter dhe kamariere, ka qenë e vështirë sepse humba dhe dokumentet që ndërrova. Familja ku qëndrova kishte probleme me divorcin dhe kam ndenjhur dhe një javë pa ngrënë”, tha artistja e njohur.
Një tjetër moment i vështirë për të cilën ajo thotë se ka qarë ishte certifikata që ambasada shqiptare ja refuzoi.
Ermonela tha se këtë dokument ja kërkonte shkolla, e megjithëse shteti shqiptar I kërkoi të kthehej, drejtori i Konservatorit të Romës e lejoi të vazhdonte shkollën, duke vlerësuar tek ajo pasionin për muzikën.
“Më duhej një certifikatë nga ambasada shqiptare se me kishte skaduar viza, kisha fituar konservatorin, nuk ma dhanë çertifikatën, më kërkuan të kthehesha në Shqipëri.
Kam vajtur duke qarë në akademi tek sekretaria duke i thënë drejtorit se unë dua të vazhdoj ëndërrën time. Ai mu përgjigj se “do të dëshironte që fëmija im të kishte këtë pasion si ti”.
Ai ka vdekur dhe unë e kujtoj me mirënjohje”, tha këngëtarja e muzikës operistike Ermonela Jaho.
Fjala e plotë:
Ju luta mësuesve që kisha që punoja me ta në Mantova që jam gati të punoj babysitter dhe kamariere, ka qenë e vështirë sepse humba dhe dokumentet që ndërrova. Familja ku qëndrova kishte probleme me divorcin kam ndenjhur dhe një javë pa ngrënë.
Kam ndenjur me dokumentat si student dhe kam ndenjur pa ardhur në Shqipëri se nuk arrija ti kjtheja dokumentat as në ambasaën shqiptare, por i duruari i fituari dhe unë arrita fitova konkursin dhe u sistemuan gjërat.
Më duhej një certifikatë kisha fituar konservatorin santa Cecilia.
Më duhej një certifikatë nga ambasada shqiptare se me kishte skaduar viza, kisha fituar konservatorin, nuk ma dhanë çertifikatën, më kërkuan të kthehesha në Shqipëri.
Kam vajtur duke qarë në akademi tek sekretari, unë dua të vazhdoj ëndërrën time. Do doja që fëmija im të kishte këtë pasion si ti më tha, ai ka vdekur dhe e kujtoj me mirënjhohje. Dhe më tha për ktë pasion që ke ti do futesh në shkollë dhe zëre se e ke dokumentin