1 vjetori i ndarjes nga jeta i Poetit brilant, Agim Doçi

spot_img
Advertisements

Si sot një vit më parë Poeti i njohur dhe tekst shkruesi i disa këngëve patriotike Agim Doçi u përcoll për në banesën e fundit, në shtëpinë e Perëndisë.

“Mjeshtri i Madh” Agim Doci do të mbahet mend për frymëzimin e brezave me dashurinë për shqiptarinë përmes teksteve të këngëve patriotike.

Agim Doci poeti i këngëve të bukura të cilat janë kënduar ndër breza dhe do të vijojnë të këndohen u nda sot nga jeta. Në vargje përdori fjalë të zgjedhura të cilat përcollën emocionin, dashurinë dhe jetën në të gjitha dimensionet e saj.

Të shoqëruara dhe me tingujt muzikorë u bënë këngët më të preferuarat për publikun. U kënduan nga këngëtarë të njohur të skenës shqiptare me të cilët fitoi dhe shumë çmime në festivale.

Ndër këngëtarët me të cilët bashkëpunoi janë dhe Aurela Gaçe, Parashqevi Simaku, Leonora Jakupi, Myfarete Laze, Anjeza Shahini, kënga e së cilës shkruar nga Doçi ‘Dua të jem kujtimi yt’, fitoi festivalin e 41-të të RTSH-së dhe u rendit e shtata në Eurovision.

Latest articles

Related articles