Bufi i Roskovecit në SPAK

spot_img
Advertisements

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është paraqitur këtë të shtunë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Burime bëjnë me dije se thirrja e saj lidhet me një kallëzim të depozituar nga Partia Demokratike, i cili ngre dyshime për parregullsi gjatë procesit të zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Përveç këtij kallëzimi, ndaj Bufit është dorëzuar edhe një ankesë nga banorët e fshatit Suk, në të cilën pretendohet për shkelje të tjera që po hetohen nga SPAK.

Kjo është hera e dytë që Bufi paraqitet pranë strukturës antikorrupsion në lidhje me të njëjtat çështje.

Latest articles

Related articles