Shqipëria dhe Kosova njëzëri mbështetën aleatin strategjik të shqiptarëve, SHBA, në bombardimin strategjik të centraleve atomike të Iranit.
Nuk ka mëdyshje që aleanca strategjike e shqiptarëve me amerikanët është e themeluar në baza të forta solidariteti të ndërsjellë.
Çlirimi i Kosovës nga ajatollahët sllavë ishte një gurë kilometrik në marrëdhëniet tona.
Thënë këtë, ca gjëra të tjera.
Padyshim Shqipëria e Kosova janë pesha të lehta në rajon, jo më në nivel europian e botëror. Nuk i duhet të vendosë për fate të mëdha. Nuk jemi në luftë, nuk jemi ndërmjetës dhe nuk jemi partner në luftë.
Asnjë nuk pret fjalën tonë, jemi pjesë e një rajoni pa peshë speficifike në punët e botës. Jemi pa armë atomike, pa satelitë ushtarakë, pa armë raketore, pa kapacitete ofensive, pa avionë, me 1500 efektivë që mund të luftojnë në rast nevoje.
Diçka po ndodh. Ndoshta është rasti të përmendemi nga dremitja strategjike.



