Pjerin Ndreu do ta kthejë Lezhën në “Qytetin Stalin” – Shënim

spot_img
Advertisements

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka paralajmëruar ndryshimin e emrit të qytezës turistike të Shëngjinit. Ai thotë se emërtimi i ri mund të jetë “Willson” në nder të Presidentin të 28-të të SHBA, Woodrow Willson.

Ndreu ndan vendimin e marrë nga Fan Noli në bujën që ai ka pasur në Amerikë, kur “Associated Press” raportoi për nderin që i kishin bërë shqiptarët presidentit të tyre.

Noli, një prelat i njohur dhe një politikan i dobët kërkonte të tërhiqte vëmendjen amerikane pasi akti i tij i parë në politikën e jashtme kish qenë ftesa për sovjetikët të hapnin ambasadë në Tiranë.

Nga ana tjetër, Kuçova për shumë vite, e ka pasur emrin qyteti Stalin në nder të një banditi që qeveris Bashkimin Sovjetik për dekada, me miliona të vdekur.

Por Ndreu nuk është Noli, as Enveri, më shumë i ngjan ish kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, me rrugën Trump, Berlusconi e bulevardin blu.

Latest articles

Related articles