Motër e vëlla të dehur në timon, kundërshtojnë policët në Tiranë! Vajza pasi arrestohet thyen xhamat e komisariatit

spot_img
Advertisements

Një 30-vjeçare, banuese në Prishtinë është arrestuar nga Forcat Shqiponja në Tiranë pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë së rendit një ditë më parë.

Në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije se ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit (3:50) të 21 qershorit.

Fillimisht efektivët ndaluan makinën e vëllait të së resë me dyshimin se po lëvizte nën efektin e alkoolit. Pas testit të parë i cili rezultoi 0.48 mg/l, 23-vjeçarit iu kërkua të bënte edhe një tjetër, por në këtë moment vjen motra e të riut me makinë tjetër duke kundërshtuar blutë të kryenin detyrën e tyre.

Pas kësaj situate gjithashtu i është bërë testi i alkoolit edhe 30-vjeçares, në prani të një punonjëseje policie- që gjithashtu rezultoi se po drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.38 mg/l.

E reja u shoqërua në Komisariat për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Gjatë kohës që ndodhej në ambientet e dhomës së shoqërimit, ajo ka goditur me grushte xhamin e dritares së kësaj dhome, duke e thyer atë.

spot_img

Latest articles

Related articles