Loja për të ardhmen e bashkisë Tiranë po nxehet në mes të vapës së përgjithshme. Lajmet kundër Blendi Gonxhes, kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë, po intensifikohen; ndërsa lajmet për ministrin Hoxha, edhe ky me sa duket, kandidat për Bashkinë Tiranë po “trafikohen” në media me fletë votimi me zemra.
Mediat shkruajnë se, (ish) Kompania “Albarent” e Blendi Gonxhes i ka dhënë me qira makina kompanisë së inceneratorit të Tiranës, me një shumë rreth 73 milionë lekësh.
Nga ana tjetër disa media shkruajnë se është zbuluar një fletë votimi ku është vendosur që të vendosë zemër mbi kuadratin e Partisë Socialiste dhe atë të kandidatit Ervin Hoxha. Jallah, çfarë zbulimi…

Por çfarë po ndodh ?
A janë këto lajmet të pavarura nga njëra tjetra pa prapaskena politike dhe duan të tregojnë njëra skandalin dhe tjetra dashurinë për njeriun e ri të Partisë ?
A janë këto lajme që Gonxhe e Hoxha të fillojnë sherrin që të përfitojë një kandidate e tretë ? Një mister X që po lëviz fijet…



