Papa Luani i XVI paralajmëroi mbi sfidat që sjell përparimi i Inteligjencës Artificiale, duke theksuar ndikimin e mundshëm që kjo teknologji mund të ketë mbi brezat e rinj si një shqetësim kryesor.
Ai riktheu një temë që ka trajtuar edhe më herët, gjatë një ngjarjeje ku morën pjesë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe delegacione parlamentare nga 68 vende,
“Në veçanti, nuk duhet harruar se inteligjenca artificiale është një mjet në shërbim të të mirës së njeriut, jo për t’i zvogëluar ata apo për t’i zëvendësuar,” tha Papa Leoni gjatë ceremonisë së Vitit të Shenjtë Katolik në Romë.
Ai theksoi se “memorja statike” e inteligjencës artificiale nuk mund të krahasohet me fuqinë “krijuese dhe dinamike” të memories njerëzore.
“Jeta jonë personale ka më shumë vlerë sesa çdo algoritëm, dhe marrëdhëniet shoqërore kërkojnë hapësira për zhvillim që tejkalojnë modelet e kufizuara që çdo makinë pa shpirt mund të paracaktojë,” shtoi ai.