nga Mentor Kikia
Deputetët e rinj të PS-së do të zhvillojnë një trajnim, shkollë verë, shkollë partie…. Përtej sarkazmës që ka shkaktuar ky vendim, unë mendoj se është pozitive, pasi njerëz që vijnë nga formime të ndryshme marrin mësimë në fushën legjislative.
Por kjo është një çështje krejtësisht periferike, në raport me interest publike. E, megjithatë, ky ishte lajm në të gjitha llojet e mediave. Madje kishte nga ata që që u kishin zënë pusi deputetëve, në lidhje direkte, me mikrofona në dorë, dhe i pyesnin se cili lektor është më i preferuar për ty(të paktën pyetë se çfarë pret të mësosh).
Një ditë më parë doli një lajm, që, sipas Eurostat, në Shqipëri për vitin 2024, ushqimet kanë qenë më të shtrenjta se në BE. Për disa artikuj bazikë, çmimi ka kërcyer në 131% të mesatares së BE-së. Shumë pak media, po shumë pak, e kanë publikuar lajmin. E askush nuk u mor me analizën e situatës.
PSE?
Askush nuk pyeti se sa grurë u prodhua sivjet?
Sa qumësht u prodhua nga fermat tona blegtorale?
Përse djathi kushton më shtrenjtë në Tiranë se në Berlin?
Në vend të këtyre problemeve, i fusim një LIVE nga selia e PS dhe pyesim Zegjinenë dhe “Neomalesoren”: Kush është lektori jot i preferuar?