Ekspertët e IT diskutuan në studion e MCN Informacion mënyrat përmes të cilave gjenerohen para në internet. Ata u ndalën në mënyrë të veçantë te opsionet që bëjnë të mundur mashtrimin e përdoruesit.
ARBËR ORMENI – EKSPERT IT
Ka shumë influencer në botë që janë bërë pjesë e skemave të mashtrimit.
Dropshiping është kur nuk e di çfarë produkti është ky dhe po e çon në destinacion. Ai lindi në darkweb dhe u përdor për këtë qëllim. Ti e merr produktin nga pika A dhe e çon në B, pa e ditur çfarë është. Por dropshping është një mënyrë shumë e mirë për të bërë lekë. Një pjesë e madhe e njerëzve që bëjnë lekë në internet janë të përfshirë në format e mashtrimit.
Grupet e Telegramit përgatisin një skemë mashtrimi në nivel më të madh. P.sh. për një kriptovalutë që i rritet vlera dhe që ky grup e shesin brenda një minuti të gjithë bashkë. Vlera e saj bie drastikisht. Kjo u shkakton humbje atyre që e blejnë dhe fitojnë ata që e shesin.
Ka edhe agjenci punësimi që po bëjnë shumë lekë online. Bëjnë ndërlidhjen mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.
KEJSI VOSKOPI – INXHINIERE ELEKTRONIKE
Sa i takon Booking, pjesa që paguan 20% në krahasim me vlerën e fitimit është e pranueshme. Lehtësia që është krijuar që të çon në tregun global e bën të justifikueshme pagesën.
Të krijosh një faqe ëeb dhe ta mbash nuk është e thjeshtë. Duhet mirëmbajtje.
ANA KASËMI – SPECIALISTE DATABASE
Njerëzit bëhen pjesë e mashtrimeve të tilla, thjesht nga të qenët anonim. Fakti që je anonim të pëlqen sepse thua po bëj lekë dhe nuk zbulohem. Edhe Booking është një mënyrë për të bërë para.



