Gazetarja Ola Xama tha në “Mcn Economy” se përmes sektorit të ndërtimit pastrohen para dhe këtë mund ta kuptojmë nga analizat makroekonomike, zhvlerësimi i euros dhe hetimet penale.
Xama ngriti pyetjen se nga vijnë flukset monetare që e kanë zhvlerësuar euron. Ajo vë në dukje se kryesisht paratë e pista hyjnë nga sektori i kleringut.
“Nga ato që kam investiguar, jam thelluar, dhe kam arritur të zbuloj, është që as kompanitë e ndërtimit s’janë shumë të ekspozuara nga paratë e pista të grupeve kriminale. Hyjnë nga sektori i kleringut. Nëse shohim kompani lider, me emër, shohim sektorin e kleringut. Kemi një kullë në qendër të Tiranës ku nënkontraktori i saj që është pjesa e kleringut, është nën hetim nga SPAK, dhe kompanitë e tij janë vendosur nën sekuestro, që ka edhe një zonë rezidenciale.
Në çdo dosje penale që lexohet, kryesisht paratë janë pastruar përmes sektorit të ndërtimit. Pastrohen në volume të mëdha, nuk kërkon shumë mundim. Në sektorin e ndërtimit pastrohen para, këtë e masë me analiza të tërthorta makroekonomike. Kur nisi të lulëzonte kanabizmi fluksi i eurove filloi të rritej. Nga vijnë gjithë këto flukse monetare që të rrëzojnë me 40 për qind….Ka qenë 140 euro ka shkuar 97.
Patjetër lulëzojnë investitorë që s’u dihet emri, nisin shesin dhe burimet e financimit janë të paqarta. Skemat e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit çdo vit janë në rritje. Krimi ka zgjedhur ndërtimin si sektor për të pastruar paratë, e thonë raportet. Nëse hetoj 10 persona dhe 4 i kanë pastruar në sektorin e ndërtimit, kjo s’është hamendësim”.