Klosi tregon planin PS 2030 për zhdukjen e opozitës: do marrim 140 mandate dhe 61 bashkitë!

spot_img
Advertisements

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në emisionin “Now” foli për zgjedhjet e 11 Majit, 34 vjetorin e Partisë Socialiste dhe 83 mandatet që PS fitoi në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën një muaj më parë.

Klosi u shpreh se PS garon për të fituar 140 mandate në vijim dhe 61 bashkitë. Sipas tij, Partia Socialiste në 34 vite i ka bërë vetëm mirë Shqipërisë.

Deklarata e Klosit duket se paralajmëron zhdukjen e opozitës nga politika duke treguar se PS do të pushtojë çdo cep të Shqipërisë dhe duke patur pushtet të plotë.

“Ne garojmë për 140 mandate. Garojmë për 61 bashki. Garojmë për të gjithë këshillat bashkiakë. Jemi forcë politike e përgatitur për fitore. Këtë punë të fortë ja dedikoj lidershipit të fortë të Ramës dhe strukturave të Partisë Socialiste.

Kemi filluar punën për zgjedhjet e vitit 2027 dhe vitit 2029. Jemi të përgatitur për garën.

Latest articles

Related articles