Papa Leon XIV në Vatikan ka bërë thirrje për paqe në të gjitha zonat e përfshira nga lufta. Papa u bëri thirrje veçanërisht Ukrainës, Iranit, Izraelit dhe Gazës.
“Zemra e Kishës copëtohet nga britmat që ngrihen nga frontet e luftës, veçanërisht nga Ukraina, Irani, Izraeli dhe Gaza.”, tha Papa.
“Nuk duhet të mësohemi me luftën. Përkundrazi, duhet të refuzojmë, si tundim, armët e fuqishme dhe më të avancuara.”, shtoi ai.
Gjithashtu u bëri apel udhëheqësve botërorë që të veprojnë në frymën e paqes dhe të drejtës ndërkombëtare.
“Në emër të dinjitetit njerëzor dhe të së drejtës ndërkombëtare, u kujtoj përgjegjësve – ashtu siç thoshte Papa Françesku – se lufta është gjithmonë një humbje. Dhe se, siç kishte thënë Papa Piu XII, me paqen nuk humbim asgjë, ndërsa me luftën mund të humbasim gjithçka.”, tha Papa Leon XIV.

