Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se procesi i votimit për zgjedhje e 11 majit ka pasur shumë parregullsi, ku janë përfshirë të gjithë komisionerët.
Sipas tij, komisionerët e PD u shitën masivisht, madje në Fier PD nuk kishte fare komisionerë dhe i mori nga partitë e tjera.
“Të gjithë komisionerët janë të përfshirë në parregullsi gjatë numërimit. Të gjithë janë bashkëpunëtorë, ata (komisionerët e PD) e dinë shumë mirë që janë shitur, edhe numëruesit. Komisionerët e PD janë shitur në mënyrë masive, madje në qarkun Fier nuk kanë pasur fare komisionerë, kanë marrë nga partitë e tjera. Ka disa problematika me fletët e votimit, ato me vulë dhe pa vulë, ato pa vulë a janë fotokopje, a janë të falsifikuara, kush i ka falsifikuar se ajo do rezolucion të lartë. KQZ nuk thotë sa janë fletët e votimit në të gjithë vendin, ndoshta i ka PS, por KQZ nuk na i thotë sa janë në kuti”, tha Lita