✅️Gabriel García Márquez (1927–2014)
Në një intervistë të dhënë në vitin 1969 për një gazetë kolumbiane “Ciclope”, ribotuar në Eltiempo në 2010, Gabriel García Márquez, mjeshtër i realizmit magjik, ndau refleksionet e tij mbi objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore.
Çfarë mendon për UFO-t?
“Opinioni im për UFO-t është e arsyeshëm: besoj se janë anije që vijnë nga planete të tjera, por Toka nuk është destinacioni i tyre”
A beson në mundësinë e ekzistencës së jetës në planetet e tjera?
“Është emocionuese arroganca e atyre që mbrojnë tezën se planeti ynë është i vetmi i banuar. Më duket se jemi një lloj fshati i humbur në provincën më pak interesante të universit, dhe që disqet e ndritshme që shohim të kalojnë në natën e shekujve na shikojnë siç i shikojmë ne pulat”
Nga cili vend mendon se vijnë apo kush i drejton ato?
“UFO-t duhet të drejtohen nga qeniesh të cilët kanë një cikël biologjik që është dispropocionalisht më i gjerë dhe më frytdhënës se i yni. Ata nuk kujdesen për ne sepse e kanë mbaruar studimin tonë mijëra vjet më parë, kur u bënë eksplorimet e fundit të universit, dhe jo vetëm që dinë për ne shumë më tepër se sa ne vetë, por madje e dinë edhe fatin tonë. Në të vërtetë, Toka duhet të jetë për ta një ishull emergjence në rastin e navigacionit hapësinor.”
Mendon se publiku është i informuar mjaftueshëm mbi këtë temë?
” nuk besoj se ka një konspiracion të fuqive të mëdha për të na fshehur të vërtetën mbi UFO-t. Do të ishte t’u atribuosh zotërve të botës më shumë inteligjencë se sa ata kanë.”
Çfarë mendon për këmbënguljen e disa shkencëtarëve për të mohuar jo më vetëm mundësinë e ekzistencës së anijeve jashtëtokësore, por edhe fenomenin vetë?
“Ajo që ndodh është se njerëzimi nuk ka ditur të meritojë mençurinë e alkimistëve, të cilët e konsideronin laboratorin një kuzhinë të thjeshtë të parashikimit, dhe tani jemi në mëshirën e një shkence reaktive, e cila dogmatizmi i saj nuk pranon prova derisa t’i ketë brenda një kavanozi. Janë shkencëtarë regresivë që mohojnë ekzistencën e marsianëve sepse nuk mund t’i shohin, pa u pyetur asnjëherë nëse marsianët nuk do të ishin mikrobet që na bëjnë luftë brenda trupit. Derisa shkenca të jetë eksperimentale – dhe jo parashikuese, siç ka qenë alkimia dhe siç mund të jetë vetëm poezia në kohët tona – njerëzimi do të vazhdojë të bëjë pjesë në mbretërinë e cirripedeve.”
García Márquez përfundon me një refleksion të mprehtë:
“Vazhdimisht do të vazhdojmë të shikojmë me gojën hapur ato disqe të ndritshme që ishin tashmë të njohura në netët e Biblës, dhe do të vazhdojmë të mohojmë ekzistencën e tyre, edhe nëse anëtarët e ekuipazhit të tyre ulen për drekë me ne, siç ka ndodhur kaq shumë herë në të kaluarën, sepse jemi banorët e planetit më provinciale, reaktiv dhe të prapambetur të universit.”
Këto deklarata reflektojnë mendimin kritik dhe imagjinatën e gjallë të García Márquez, i cili shpesh sfidonte konventat dhe ftonte të shihnim përtej dukjes së gjërave.