Anëtari Këshillit Bashkiak: Vlora në kaos e pa ujë, bashkia pa turp!

spot_img
Advertisements

Nga Gjergj Nika, antari i Këshillit Bashkiak Vlorë

🔥 Vlora në kaos , bashkia pa turp.
Çfarë bën administrata?
Çfarë bën Ujësjellës Kanalizimet?
Çfarë bëjnë zyrtarët përgjegjës?
Asgjë! Një administratë e mykur, e paaftë dhe e mbyllur në vetvete, duke u marrë me lojëra të vogla e interesa personale politike e financiare, ndërsa qyteti në mes të sezonit turistik e temperaturave përvëluese mbytet në etje, rrugë të prishura dhe keq-administrim.

⚠️ Ermal Dredha po merr përgjegjësitë e kostot morale e politike të një tufe zyrtarësh të kalbur, të cilët i vënë shkopinj nën rrota.

A duhet ta marrë këtë kosto?

📌Dredha ka plot gabime dhe njëri prej tyre është tolerimi i administratës së kalbur dhe i atyre që tolerancën, respektin e marrin për dobësi e jo për vlerë…

❗Po nuk e mbështeti bashkia, atëherë është koha që Dredha t’i zbythë ata një herë e mirë!

🗣️ Vlora s’mund të mbahet peng nga burokracia që as zgjidh, as largohet,as vepron ,as reagon por justifikon vetëm me një shprehje punë e madhe ne jemi me PS-n…

❌Mjaft më me justifikime! Mjaft me premtime boshe!
Koha për veprim! Koha për përgjegjësi!
Koha për dorëheqje të administratës inefiçente!
#bashkianukështëluks #ZbythiTëPaaftët

Latest articles

Related articles