Malaj: Vlora pa ujë të dhemb shpirti, tahmaja e madhë të lë pa gjë

spot_img
Advertisements

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se Partia Socialiste ka një “bërthamë pozitive”, që, sipas tij, nëse i braktis “liderët e korruptuar dhe mund të krijojë premisa për një rotacion edhe brenda partive politike”.

“Partia Socialiste ka atë bërthamën pozitive, që nëse ndodh si me PASOK-un në Greqi, mund t’i braktisë liderët e korruptuar dhe mund të krijojë premisa për një rotacion edhe brenda partive politike. T’i harxhosh miliona euro shqiptarëve thjesht për marketing për veten, kjo është kriminale. Të dhemb në shpirt kur sheh që Narta, shumë afër Vlorës, nuk ka ujë. Shqipëria nuk do të bëhet europiane nga samitet, por nga standardet e shtetit ligjor. Ky është mesazhi i fundit i këshilltarit të Tony Blair. Ndërsa media merret me dollinë që ngriti Edi Rama në dasmën e djalit të Sorosit. A e kuptoni ku ka rënë media? Çfarë vlere ka ajo për shqiptarët? Shqiptarët duan ujë, duan respekt…”, tha Malaj.

Më tej, ish-ministri i Financave, tha se “ata që sot janë në SPAK, para pak kohësh kanë qenë njerëzit më të pushtetshëm”.

“Kanë qenë ministra, zv/kryeministra, ish-President… Populli është i zgjuar, por lidershipi që nuk kontrollon dot instinktet e veta për pushtet absolut, do të shkojë një ditë te ajo që thotë populli: tahmaja e madhë të lë pa gjë”, deklaroi Malaj

Latest articles

Related articles