KQZ, rinumërimi kutive do të kushtojë 210 milionë lekë

spot_img
Advertisements

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi njoftoi sot se procesi i rinumërimit nis nesër në datë 17 Qershor dhe do të kushtojë rreth 21 milionë letë të reja.

Çfarë përfshin rinumërimi

Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit. Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).

Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.

I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet nga KQZ.

Për cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?

QARKU TIRANË
Të gjitha kutitë e votimit brenda vendit
18 KZAZ
1.282 qendra votimi

QARKU FIER
Të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët
9 KZAZ
587 qendra votimi

QARKU DURRËS
Rinumërim i plotë për:
▪️ 111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22
▪️ 126 QV të listuara nga PD-ASHM
▪️ 60 QV të kërkuara nga PLL
Përfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit
Në total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)

QARKU ELBASAN
94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)

Latest articles

Related articles