“Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë seks në zyrë” – Rezart Veleshnja

spot_img
Advertisements

Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka bërë disa deklarata të forta gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Andale” ku foli për përplasjet e shumta që e bënë të largohej nga spektakli i humorit “Portokalli”.

Veleshnja tha se ka qenë dëshmitar i një momenti intim mes dy aktorëve të emisionit të njohur të humorit, por pretendoi se nuk ka treguar asgjë sepse nuk ka dashur të prishë familje.

“Kam kapur nja dy duke bërë seks bashkë. Ishim brenda Portokallisë. Ishte i përhershëm ky muhabet. Nuk ua them emrat se i prishim punë, ndahen nga familja”, u shpreh Veleshnja.

Kjo deklaratë e tij ka ngjallur menjëherë aludime në rrjetet sociale duke shtuar kureshtjen rreth prapaskenave të jetës së personazheve publikë.

Latest articles

Related articles