E përmendi në Kuvend, Zegjineja bie në dashuri me Bardhin: T’u dogj malli për mua o Gazo

spot_img
Advertisements

Ditën e sotme drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Fier, Gazment Bardhi ka përmendur në Kuvend, socialisten Zegjine Çaushi.

Ajo ka reaguar në rrjetin e saj social duke iu drejtuar Bardhit që “Të dogji malli për mua”.
Më pas Zegjine Çaushi i thotë që së shpejti do të jetë në Kuvend dhe do të shikohen për 4 vite aty.

“O Gazo, o heroi i PD-së! Më thanë që të ka ardhur zëri prapë, ke filluar e thua Zegjineja, Zegjineja… T’u dogj xhani për mua o yll? Do vëmendje ti në këtë pisk vape? Pa merak, se ta plotësoj unë dëshirën! Të ka ardhur zëri në parlament ty o Gazo? Mendon se Baba Bufi është plak i motshëm dhe harron? Por, jo! E mendon çfarë i bëre ti në 11 maj. Babu bufi jeton që të të shohë ty rrugëve duke u tërhequr zvarrë o lumadh. Kisha vendosur të të loija të qetë në trishtimin tënd këtë verë të nxehtë, por nuk rri dot pa mua ti o Gazi im. Të është bërë si ilaç, e do mëngjes, drekë, darkë. Edhe pak javë na ndajnë dhe do më kesh në sallë të parlamentit, në komisione, në takime e kudo. Do të jemi bashkë katër vite. Po të la Baba Bufi, se më kanë ardhur fjalë që do të të heqë… ndoshta të kërkon t’ia lësh vendin Gentit”, shprehet Zegjine Çaushi

Latest articles

Related articles