“E ke bërë Parlamentin si dyqan”, Noka kritika Spiropalit: E hap dhe e mbyll sipas tekave të tua

spot_img
Advertisements

Rikthimi në punë i Parlamentit në seancën plenare të kësaj të hëne, është shoqëruar me debate mes socialistëve dhe demokratëve, me këta të fundit që kanë kritikuar shtyrjen e seancës nga java e kaluar, pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndodhej në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka e akuzoi Spiropalin se e ka shëndërruar institucionin në një dyqan, që e hap dhe mbyll sipas tekave e dëshirave personale.

“Është e turpshme që spikerja e Parlamentit t’iu thotë deputetëve që ma dini për nder se unë po i bëj këto seanca. Zonjë ky Parlament është i zgjedhur nga sovrani dhe ne e përfaqësojmë atë dhe për të vazhduar punën në shërbim të ligjit, Kushtetutës dhe interesave të sovranit. Dhe nuk është çështje humoresh se i teket spikeres se unë e mbyll sot, dhe e mbyll/ Ose unë e hap dhe më thoni faleminderit. Turet tuaja turistike për të bërë një selfie këtu apo atje zonjë, nuk mund ta bllokojnë kurrë agjendën e këtij Parlamenti. Ju mungojnë ju 5 apo 10 deputetë dhe nuk kaloni dot noterizimet që ju thotë Sulltani, ky nuk është funksioni i këtij Parlamenti. Harrojeni ky Parlament nuk është dyqani juaj, që hapet e mbyllet kur të doni ju dhe funksionon sipas tekave tuaja. Që nga 11 maji ju e keni problem funksionimin e Parlamentit sepse demaskimi i farsës, me zë dhe figurë ju ka krijuar problem dhe stres. Dhe ndaj keni nisur të ulërisni, jo po nxini faqen e Shqipërisë. Zonjë duhet të kesh parasysh një gjë edhe kaq kohë sa je në atë karrige, sepse vjeshta ikën bashkë me vapën dhe do vij Sara aty të zërë vendin tënd, përpiqu të ruash dinjitetin e institucionit që përfaqëson”, iu drejtua Noka – Spiropalit nga vendi

Latest articles

Related articles