‘Trondit’ Malaj: Deputetët e PS të emëruar nga krimi e oligarkët, Rama ngre dolli për Soros

spot_img
Advertisements

Ish-ministri i Financave i Partisë Socialiste, Arben Malaj, është shprehur se Partia Socialiste ka promovuar në zgjedhjet e 11 majit kandidatë të lidhur me krimin dhe oligarkët.

Komentet Malaj i bëri gjatë një interviste për emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se edhe SPAK e kishte evidentuar këtë gjë.

Ai vijoi më tej duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se po pi gjakun e shqiptarëve, teksa shtoi se mediat nuk merren me këto probleme, por me shoë-in e Edi Ramës që ka ngritur dolli në dasmën e Alex Soros.

“Kandidatë pa arsimimin dhe vlerat përkatëse morën mandate të rëndësishme, të cilat po na rezultojnë, edhe sipas SPAK, që kanë qenë të lidhur me krimin, kanë qenë të lidhur me biznesin, janë të emëruar të oligarkëve që të pushtojnë institucionet e shtetit dhe të mbrojnë oligarkët, por të sillen në mënyrën më armiqësore me qytetarët e thjeshtë.

A bën lajm në Shqipëri tani se kush gëzon të drejtën në Shqipëri për të ngritur dolli në dasmën e Alex Soros? Mediat s’merren me hallet e qytetarëve, por me shoëin e kryeministrit. Një mandat politik ti e merr për një mision, jo për t’u pasuruar vet. Nëse e merr për t’u pasuruar vetë, ti pasurohesh me gjakun e të varfërve, sepse ato nuk janë para të tuat, por të taksapaguesve shqiptarë”, tha mes të tjerash Malaj.

Latest articles

Related articles