Dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të disa provave të reja që janë zbuluar së fundmi. Dhe për këto arsye, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur çështjen ndaj McGonigal. Por jo vetëm në SHBA, pasi çështja e McGonigal merr një rëndësi të madhe dhe në vendin tonë, për shkak se në dosjen ndaj tij, përmendet kryeministri Edi Rama.
Sipas medias amerikane ‘The Federalist’, mbi Charles McGonigal tashmë rëndon dhe akuza e spiunazhit. provat e reja kanë dalë në momentin që McGonigal është punësuar në vitin 2018 si Zëvendëspresident i Lartë për Sigurinë Globale nga Brookfield (kompani menaxhimi asetesh me vlerë trilion dollarë). McGonigal punonte atje kur Mark Carney erdhi si drejtues ekzekutiv në vitin 2020 dhe u bë kryetar në vitin 2022. Dyshimet e para për McGonigal kanë qenë, kur ai është mbajtit për tu marrë në pyetje ndërsa kthehej nga Amerika e Jugut për punë në Brookfield.
Në aktakuzën e New York-ut, McGonigal akuzohet për shkeljen e sanksioneve ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë. McGonigal akuzohet edhe për pastrim parash përmes një kompanie amerikane, që e përdori për të marrë pagesa nga Banka e Rusisë, për shërbime të ofruara ndaj oligarkut të sanksionuar rus Oleg Deripaska.
Aktakuza e dytë, e bërë publike në Washington D.C., akuzon McGonigal se gjatë kohës kur shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së, mori $225,000 fshehurazi nga një person, Agron Neza, të cilin më pas e përdori si dëshmitar në hetimin e nisur prej tij, pa informuar FBI-në për marrëdhënien që kishte me këtë person. Hetimi lidhej me një shtetas amerikan, të kontraktuar për të lobuar në SHBA në emër të një “politikani shqiptar të një partie tjetër (Lulzim Basha) ” nga ajo e Kryeministrit të Shqipërisë. Informacione kundër Lulzim Bashës kanë dhënë edhe dy deputetë të Sali Berishës, i cili ka lidhje me Agron Nezën përshkak se babait i tij, Bajram Neza , zyrtar i PKSH, ka qenë i afërt i familjes Berisha.
SPAK po heton dosjen e përfshirjes së McGonigal në Shqipëri ku ka takuar ministra, deputetë, prokurorë e gjyqtarë, si dhe biznese të mëdha, me skema mashtrimi.