Mungoi miku, shtyhet seanca për Veliajn

spot_img
Advertisements

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sot seancën gjyqësore për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt mbahet nën arrest në burg si i dyshuar për disa akuza. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Seanca e radhës do të mbahet ditën e martë, më 17 qershor, në orën 10:00. Ndërkohë seanca e sotme pritej të niste rreth orës 12:00 dhe do të drejtohej nga gjyqtari Erjon Bani.

Nga ana tjetër SPAK pritej të paraqiste informacionin 2 mujor mbi ecurinë e hetimeve, ndërsa mbrojtja mund të kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë.

Mbi kryebashkiakun e Tiranës rëndojnë tre akuza: pastrim parash, korrupsion pasiv në 9 raste, dhe fshehje pasurie, e cila iu shtua para disa ditësh.

Ai u prangos më 10 shkurt me urdhër gjykate, ndërsa ka kundërshtuar disa herë publikisht akuzat. Pas komunikimit të masës, Veliaj mbahet në ambientet e paraburgimit të Durrësit

Latest articles

Related articles