Lita: Dumani i ka thënë gjërat që ka pasur për të thënë me dosje në Gjykatë. Beci ndryshe nga Veliaj

spot_img
Advertisements

Analisti, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se SPAK është kompleksuar për dosjen e kryebashkiakut Benet Beci dhe nuk është bërë njoftimi publik për marrjen pandehur sepse nuk kanë dashur të ndërhynin në fushatë për asnjë palë.

Lita: Mendoj se SPAK ka qenë i kompleksuar për shkak të një fushate parafushate që u bë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë që SPAK do ndërhynte gjatë zgjedhjeve dhe ata duke ruajtur atë pavarësinë institucionale dhe për të mbajtur një qëndrim asketik ndaj palëve politike për të mos favorizuar një palë kundrejt një pale tjetër, kanë preferuar të bëjnë veprime proceduriale dhe të mbajnë këtë qëndrim në marrëdhënie me publikun.

Dumani na ka thënë që mbrapa çdo politikani ka një grup kriminal, ka një krim të organizuar brenda dhe brenda një krimit të organizuar dhe një grupi kriminal ka një politikan.

Pra Dumani i ka thënë gjërat që ka pasur për të thënë dhe i ka thënë shpesh herë me vepra dhe me dosje duke i çuar në gjykatë dhe rezultatet e tregojnë se 90% të punës së tyre del me sukses në gjykata me vendime.

Nuk ka qenë shumë i lehtë vendimi për arrestimin e Veliajt.

Ai është marrë nën hetim sepse trysnonte dëshmitarët dhe cënonte dosjen.

Kur prokurorët e SPAK kërkonin arrestimin, ishte gjykata që jepte kohë vlerësimit të drejtave të njeriut të Veliajt.

Pra ata e zvarritën me muaj arrestimin e Veliajt.

Sepse kërkonin më shumë prova, kërkonin të vlerësonin dosjen.

Latest articles

Related articles