Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner deklaroi se, është i suprizuar që Shqipëria ka përparuar me shpejtësi të madhe në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësimin në BE.
Ambasadori Bergenr theksoi se, Gjermania është e surprizuar nga shpejtësia e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE.
“Nuk duhet të ishim të surprizuar, por jemi të surprizuar nga kjo shpejtësi gjithashtu dhe do të shohim drejt çështjeve si partneritetet administrative dhe në çdo mënyrë të mundshme për të forcuar kapacitetet e administratës së Shqipërisë në zbatimin e marrëveshjes së BE-së. Në këtë kontekst, ne do të përqendrohemi shumë në çështjet që janë ngritur, për shembull në raportin e fundit të progresit të BE-së vitin e kaluar, të cilat janë fusha ku të ashtuquajtura thelbësore siç janë sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit”, u shpreh Bergner.