Zekthi: Harbutëria e hyrjes në shkollë të deputetëve të PS

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama mblodhi deputetët dhe tha se deputetët e rinj do të marrin mësim, do të ndjekin një shkollë verore të drejtuar nga deputetët e vjetër dhe me përvojë të PS-së. Qëllimi, sipas kryeministsrit, është që deputetët të kuptojnë rolin e tyre kushtetues dhe të mësojnë si ndërtohet marrëdhënia me elektoratin. Një sesion tjetër i posaçëm, u tha nga PS-ja, gjatë mësimit do të jetë njohja me procesin e integrimit evropian si dhe përfaqësimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare,
Deputetët janë përfaqësues të popullit, parlamenti është organi më i lartë i vendit në të cilin gjendet sovraniteti i popullit. Parlamenti e vë dhe e heq kryeministrin, parlamenti ka detyrën kushtetuese të kontrolljë mënyrën se si qeveria punon dhe se si ajo përdor paratë e njerëzve dhe mënyrën se si ajo zbaton ligjin dhe kushtetetën. Deputetët e ushtrojnë në mënyrë ekstremisht të pavarur pushtetein e tyre, e kontrollojnë qeverinë dhe mbrojnë interesin e njerëzve siç ata dinë dhe në liri e pavarësi të plotë nga qeveria apo forca të tjera pushteti. Rama dhe qeveria ndërkojnë që ti mësojnë deputetët se cili është roli i tyre dhe si ndërtohet marrëdhënia me elektoratin, apo se çfarë është procesi i integrimit.
Ky është jo vetëm një qëndrim qesharak dhe poshtërues për deputetët por edhe një qëndrim krejtësisht i turpshëm dhe i papranueshëm politik. Të gjithë e dinë që qeveria, kryetari i partisë ose partia i vë në rresht deputetët, i bën ata të përsërisin çdo klishe apo qëndrim të kryetarit apo të partisë si qëndrim të tyrin, të brendësojnë çdo qëndrim sado të keq apo të papranueshëm të kryetarit por që të thuhet kaq haptas, që të legjitimohet kaq haptas një gjë e tillë kjo nuk ishte dëgjuar. Ky lloj legjitimi, kjo lloj shkljeje kaq e rëndë e parimeve themelore të kushteteutës dhe të drejtës nuk mund të bëhet me kaq harbuteri. Te pakten per etike politike, qofte edhe siperfaqesore, me rujt disa parime.

spot_img

Latest articles

Related articles