Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Aulon Kalaja, kërkon rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në qarkun ku kandidon, duke shprehur rezerva vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve lidhur me rinumërim e 60% e kutive në Durrës.
Duke folur për “MCN Live”, ai paralajmëroi se do e çojë çështjen në SPAK nëse nuk rinumërohen të gjitha kutitë e Durrësit.
Madje ai shton se do çojë në SPAK edhe Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.
Jam kandidati i parë që kam shkuar në KQZ dhe kam ankimuar rezultatin, ndërkohë që po numërohej. Edhe si kandidat edhe si parti, Kolegji Zgjedhor nuk pranon që kandidatët të kërkojnë hapjen e kutive.
Pas Kolegjit Zgjedhor që na rrëzoi sot, ne do shkojmë në Gjykatë Kushtetuese se nuk ka mundësi.
Ekziston një nen në Kodin Zgjedhor që nuk i lejon kandidatët që të legjitimohen në proces. Partia kërkon rinumërimin e votave thotë Kodi Zgjedhor. OSBE-ODHIR i ka thënë se duhet të legjitimohen kandidatët.
Ne po godasim këtë nen të Kodit Zgjedhor, i cili nuk i lejon kandidatët që të legjitimohen në proces.
Ne kemi kërkuar që të hapet çdo kuti. Kam parë pamje që merreshin vota nga Partia Demokratike dhe kalonin te Partia Socialiste.
Kemi parë që ka devijim të votës. Nuk kam asnjë betejë me emrin konkret të Arjan Ndojës, unë godas Kodin Zgjedhor.
Beteja ime është për votën, se unë kam garuar për të dalë deputet. Do korrigjohet rezultati pa diskutim, se janë shumë kuti për tu numëruar, shto dhe diasporën.
Do shkojmë në Kolegj Zgjedhor që të kërkojmë që të hapen të gjitha kutitë. Po kërkojmë video të tjera që t’i kemi si prova.
Kemi gjetur dhe video të tjera që i kemi hapur dhe do i çojmë në KAS. Nëse KAS edhe pas këtyre pamjeve nuk e pranon do shkojmë në Kolegj Zgjedhor.
Nëse edhe Kolegji na rrëzon, do shkoj në SPAK, se jemi përballë faktit penal. Ose t’i hapin të gjitha kutitë vetë, ose do e çojë dhe KAS në SPAK.
Ne duhet të diskutojmë parimin se si ka mundësi KAS përballë faktit thotë nuk do i hapë kutitë e tjera, kur nga kutitë e hapura dalin vota të tjetërsuara.