Një avion i Air India me 242 pasagjerë në bord u rrëzua në aeroportin e qytetit perëndimor të Ahmedabadit, Indi.
Mediat vendase kanë publikuar pamjet kur avioni rrëzohet dhe shpëerthen në flakë.
Avioni ishte nisur për në Aeroportin Gatwick të Londrës dhe, në rrethana ende të paqarta, u rrëzua gjatë ngritjes.
Sipas IndiaToday, në bord të avionit ndodheshin 242 persona, nga të cilët 230 ishin pasagjerë dhe 12 ishin anëtarë të ekuipazhit.
Imazhet e para nga incidenti tregojnë kaosin që mbizotëron në vendngjarje me mbeturina që digjen dhe tym të zi të dendur që ngrihet në qiell pranë aeroportit.
Imazhet treguan gjithashtu njerëz që transportoheshin me barela dhe merreshin me ambulanca.
Sipas raportimeve fillestare, bëhet fjalë për një avion Boeing 787 Dreamliner që ka një kapacitet prej afërsisht 300 pasagjerësh.
Fluturimi ishte i pajisur plotësisht me karburant për udhëtimin transatlantik, gjë që e bëri si shpërthimin ashtu edhe zjarrin që pasoi më intensiv.
Aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar për viktima, ndërsa një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar