“Në 15-20 minutat e parë gabuam pak, nuk ishte sjellja e duhur. Kjo është ndeshje ku duhet bërë mirë që në fillim se ata janë kundërshtar fizik dhe në çdo goditje standarte të vë në vështirësi”. Sylvinho mban diskutimin e përhershëm të skuadrave fizike me të cilat ndeshet Kombëtarja, duke u munduar të gjejë pikë mbështetje për një barazim në Letoni, që ka komplikuar kaq objektivin kualifikim. “Në pjesën e dytë më mirë, merituam më shumë. Por futbolli nuk është kush e meriton apo jo, duhet të përmirësohemi më mirë në 90 minuta. Jo e mirë pjesa e parë, më mirë në të dytën por futbolli nuk të fal”.
Sylvinho e di mirë çfarë pritej nga skuadra në Riga, por mundohet të ngatërrojë me emrat e mëdhenj të futbollit Botëror një situatë krejtësisht të qartë: “Objektivi ishte të fitonim, nëse sheh 90 minutat mendoj se kishim mundësi, merituam diçka më shumë edhe ndaj Serbisë, por në fund kur mbaron gjyqtari. Është një pikë, në letër padyshim duhej fituar, por futbolli pastaj nuk është në letër. Në letër, unë jam brazilian, në letër po nuk bëre shumë në fushë, edhe Brazili, Gjermania e Italia nuk fitojnë”