Veliaj nga burgaxhi në memexhi ‘real quick’ – vëzhgim nga Gloria Mollaj

spot_img
Advertisements

Më 10 shkurt, aktivistët e shoqërisë civile këndonin me ironi “Ra faja prej fikut” në shenjë feste për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kënga u kthye në simbol të një rënies të shumëpritur, por edhe si një kujtesë tallëse për deklaratën e vjetër të Veliajt, i cili thoshte se kishte shitur fiq në moshën 12-vjeçare për të mbijetuar.

Ishte një moment që për shumëkënd simbolizonte një drejtësi poetike: njeriu i marketingut politik u përplas me realitetin juridik. Por, duket se Veliaj refuzon të bjerë, ndaj u rishfaq, jo në një konferencë për shtyp, por në TikTok. Me meme. Me filtra. Me autoironi të dizenjuar për të mbuluar çdo gjurmë përgjegjësie.

Nga shitësi i fiqve, te shitësi i narrativave:
Rrëfimi i Veliajt është një manual i shkruar nga vetë ai një lloj “brand personal” që ndërton veten si hero të varfërisë që e bëri rrugën vetë dhe tani si martir i politikës që qesh me drejtësinë si të ishte një skenar te “The Office”.
Por e vërteta është krejt e thjeshtë: Kemi të bëjmë me një rimbëkëmbje imagjinare përmes spektaklit, ku arrestimi nuk fshihet, por përqafon me buzëqeshje ironike e soundtrack viral.

TikTok si bunkeri i fundit i një politikani në krizë:
Veliaj ka zgjedhur të rrotullojë narrativën si një centrifugë me meme. Nga shitësi i fiqve në rrugë, në shitës së vetes me narrativë meme ‘attitude’
Në një nga videot më të komentuara, Veliaj thotë me tekstin e mbivendosur:
“When people ask if jail changed me, but I’ve always been a humble daddy mayor, and acts of service has always been my love language.”
Në një tjetër:
“Propaganda I’m not falling for: HATERS. Me serving time in jail without a trial.”

Këtë mund ta quajmë “strategji e normalizimit përmes humorit”. Arrestimi nuk mohohet. Nuk argumentohet. Thjesht bëhet meme. Dhe, në një vend ku e vërteta gjithsesi është një koncept relativ, pse jo?

Një komunikim që nuk kërkon të bindë, por të pëlqehet
Veliaj nuk po kërkon të mbajë një qëndrim politik, as të shpjegojë një vizion për qytetin. Ai po tenton të krijojë një version të përtypshëm të vetes në logjikën e TikTok-ut: i thjeshtë, i kuptueshëm, pak “cool”, pak i keqkuptuar, por gjithmonë në kontroll të narrativës.
E narrativa është: Jo platforma politike, por storytelling personal. Jo kryetar bashkie, por “humble daddy mayor”.

Nga “Ra faja prej fikut” te “POV: Daddy Mayor në burg”
Kënga ironike e protestuesve përmban më shumë të vërtetë se çdo deklaratë zyrtare e çdo meme të bërë me Chatgpt nga PR-i Veliaj që kritikët në fakt i cilëson si “urryes”.

Nga burgaxhi në memexhi real quick!

Funksionon… por gjithsesi stonon! Sepse Veliaj ishte i njëjti që pak muaj më parë mallkonte prokurorët e drejtësisë.
Tani që imazhi është në rrënojë, reagimi nuk është reflektim, absolutisht, është thjesht zhvendosje nga përmbajtja në formë.

Tani një pyetje kam 💅🏻, se unë attitude e kam të lindur jo maskë propagande…
A ra vërtet faja prej fiku dhe nëse po, kush po përpiqet ta mbajë në ajër kryebashkiakun?

Latest articles

Related articles