Kreu i PLL, Axhami: Ligji zgjedhor sot nuk respekton rregullat e pluralizmit

spot_img
Advertisements

nga Shpëtim Axhami

Kjo ndodh vetëm në Shqipëri!!

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, ku totalisht do të ketë numërim për qarqet Tiranë e Fier, duhet të jetë këmbanë alarmi për të gjithë, kjo është dëshmi e dështimit të thellë të sistemit aktual zgjedhor dhe sistemit pluralist në Shqipëri

Këto problematika, të herë pas hershme, sa herë që ka zgjedhje tek ne, qëndrojnë larg çdo standardi demokratik dhe akoma më larg nga praktikat e BE-së ku ne duam të integrohemi.

Përgjegjës për këtë janë ata që për 34 vite kanë ndërtuar një sistem që mbron vetëm interesat e tyre, janë ata që propozuan dhe votuan miratimin e një Kodi Zgjedhor të tillë, dhe aq më tepër kur përballë kemi një mazhorancë e cila vjedhjen e votës dhe manipulimin e saj e ka kthyer në sistem, si edhe kjo u duk në këto zgjedhje.

Ligji zgjedhor sot nuk respekton rregullat e pluralizmit politik, nuk garanton as zgjedhje të lira, as votë të përkthyer si duhet në mandat, prandaj,

⚠️ Pa një sistem proporcional kombëtar,
⚠️ Pa lista komplet të hapura,
⚠️ Pa votim & numërim elektronik,
nuk ka pluralizëm dhe demokraci të vërtetë!

🇦🇱 Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë se pazare politike mbi kurrizin e votuesve.

Latest articles

Related articles