Luciano Spalletti nuk është më trajner i kombëtares italiane.
Pas humbjes së rëndë kundër Norvegjisë dhe përballjes me një valë kritikash të ashpra – përfshirë edhe deklaratat e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, trajneri konfirmoi largimin nga posti.Trajneri theksoi se e pranon vendimin dhe mban përgjegjësinë për rezultatet.
“Ekziston një shkarkim dhe unë e marr në konsideratë atë, ashtu si rezultatet që kemi pasur. Marr përgjegjësinë e plotë për to,” shtoi ai.
Spalletti konfirmoi gjithashtu se do të firmosë rezolutën konsensuale pas ndeshjes së fundit që do të drejtojë – ajo kundër Moldavisë.
Ky është një kapitull që mbyllet me zhgënjim për një trajner që kishte nisur me pritshmëri të mëdha, por që nuk arriti të rikthejë shkëlqimin e “Azzurrëve” në arenën ndërkombëtare.
Federata pritet të njoftojë emrin e trajnerit të ri në ditët në vijim.