Ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, ka dhënë informacione të reja rreth grindjes së Elon Musk me Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, në fund të prillit, duke folur për Washington Post.
Grindja besohet të ketë qenë fillimi i fundit të marrëdhënies së Musk me Shtëpinë e Bardhë, e cila u përshkallëzua në një përplasje të hapur me presidentin amerikan Donald Trump në fund të javës së kaluar.
Sipas Bannon, Bessent e quajti Musk-un “mashtrues” dhe pronari i Tesla-s u përgjigj duke e shtyrë si një lojtar të NFL-së. Grindja e prillit kishte filluar pasi të dy burrat nuk u pajtuan për politikën në lidhje me Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme.