Gazetarja e njohur e kronikës politike, Enkelejda Mema, përmes një komunikimi publik ka vënë në dukje sesi vendimi i anëtarëve të PD në KAS për të numëruar votat e qarkut Tiranë është një mjet i mirë për të bërë transparencën kur kryeministri Edi Rama i dekurajon të bënin kërkesën.
Mema: Hapja e kutive të votimit të qarkut të Tiranës i bën një NDER TË MADH edhe kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.
Blerina Gjylameti, Xhemal Qefalia dhe Etilda Gjonaj që u tërhoqët pa dëshirën tuaj për të “rilexuar” votën pasi keni dyshime se ajo nuk është lexuar drejt, mundësinë ua ofron Partia Demokratike.
Atë që ua mohoi PARTIA juaj, po ua ofron KUNDËRSHTARI.
GUXONI dhe shkoni vetë në procesin e rinumërimit të votave për gjithë qarkun e Tiranës.
Suksese të gjithëve.
Uroj që vërtetë të suprizohemi.
Puç