Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhje.
Sipas raportimeve, personat në fjalë, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije, kanë vjedhur në një banesë pranë qendrës tregtare tek Zogu i Zi.
Mësohet se personat në fjalë kanë vjedhur sende me vlerë, dokumente, USB dhe hard disk. Policia ka identifikuar autorët duke vënë në pranga dy prej tyre.
Shtepia është në pronësi të një shtetasi me inicialet D. A, por pronari faktik i saj është një personazh me shumë influencë në Shqipëri.