Portugalia siguroi kualifikimin në finalen e Ligës së Kombeve, pas fitores 2-1 ndaj Gjermanisë në Mynih.
Ndeshja filloi me 10 minuta vonesë për shkak të motit, dhe të dy skuadrat u treguan të kujdesshme në fillim.
Gjermania kaloi në avantazh në minutën e 48-të me një gol me kokë nga Wirtz, pas një krosimi të Kimmich.
Portugalia reagoi shpejt dhe barazoi me një gol të bukur nga Francisco Conceição. Vetëm pesë minuta më pas, Ronaldo realizoi golin e fitores pas një asisti të Mendes.
Kjo ishte humbja e dytë në 13 ndeshje për Gjermaninë në tokën e saj. Portugezët i japin fund një serie prej pesë humbjesh radhazi ndaj “pancerave” dhe presin të mësojnë kundërshtarin në finale.