Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë për 4 persona, tre në arrest në burg dhe një në arrest shtëpie, të cilët akuzohen se kanë falimentuar 7 fasoneri për të shmangur tatimet në Elbasan.
Konkretisht, policia ka caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për:
shtetasin Algert Kau, 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;
shtetasin italian Giuseppe Lamachia 60 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë;
shtetasen Zyhra Kreci, 27 vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh;
-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste



