Rama nxjerr në shitje vilat qeveritare

spot_img
Advertisements

Sot, 7 finalistët e Fazës së II prezantuan përpara një jurie ndërkombëtare projektet e tyre për transformimin e rezidencave qeveritare të amortizuara në struktura tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të larta.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky proces është një hap drejt shfrytëzimit me qëllim publik të këtyre aseteve:
“Kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe për t’i jetëzuar duke i dhënë mundësi sipërmarrjes për t’i transformuar në burim të ardhurash,” tha Rama, duke shtuar se një nga projektet ka të bëjë me ish-vilën e diktatorit dhe një tjetër me rezidencën qeveritare në Velipojë.

“Është një rrugë e re që po e shkelim me sukses,” përfundoi ai.

Latest articles

Related articles